Faqja e parë Mapa e faqes Kontakti
| Lajme
09.09.2010 Македонски English
navigacion

AKTUALE

 

Lajme

Vazhdon përkrahja e promovimit të njërës nga shpellat më të thella – Vrello si atraksion turistik 

Shkup, 09.07.2010 


Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi dhe kryetari i Klubit të zhytësve në shpellë “Vrelo”, Kiro Angelevski, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë me të cilën mundësohet përkrahja financiare për hulumtimin e shpellës Vrello në Matkë, që do të vazhdon edhe këtë vit me ndihmën e ekspeditës ndërkombëtare e përbërë nga zhytësit nga Italia, Belgjika dhe Maqedonia.

Bëhet fjalë për përkrahje prej 300 mijë denarësh për promovim, hulumtim dhe mbrojtje të shpellës si vazhdimësi e bashkëpunimit i cili filloi vitin e kaluar kur Ministria e Ekonomisë ndau këtij klubit 80 mijë denarë për aktivitetet hulumtuese të atraksionit turistik.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për bashkëpunim midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Klubit të zhytësve në shpellë “Vrello”, në drejtim të promovimit të njërës nga shpellat më të thella si atraksion turistik, ministri Besimi tha: „Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mundësojmë vazhdimësinë e realizimit të njërës nga prioritetet e mia si ministër i ekonomisë – përparimi i turizmit dhe promovimi cilësor i vlerave natyrore dhe kulturore, për të përmirësuar imazhin e tërësishëm të Maqedonisë. Këtë vit Ministria e Ekonomisë do të përkrah përpunimin e faqes së internetit për shpella dhe speleologji në Maqedoni, gjë që do të mundësoj për promovimin e atraksioneve natyrore dhe turistike të vendit tonë, ndërsa materialet, fotografitë dhe filmat të cilat do të dorëzohen në ministri do të shfrytëzohen  për përpunimin e materialeve promovuese”.

Gjatë hulumtimeve të vitit të kaluar nga ekspedita ndërkombëtare, u arrit thellësia prej 190 metrash, ndërsa nga argumentet e mbledhura gjatë hulumtimit gjithnjë e më shumë vërtetohet teza se kjo shpellë do të arrij thellësinë mbi 300 metra.

Në kontekst të rëndësisë së kësaj shpelle, kryetari i klubit në fjalë Kiro Angeleski theksoi: “Shpella Vrello, së bashku me Liqenin e Ohrit pikërisht vitin e kaluar morën pjesë në garën globale për zgjedhjen e 7 mrekullive botërore dhe nga 261 kandidatë të kualifikuar arritën në gjysmë finale, përkatësisht deri në listën e 77 gjysmë finalistëve. Nga ana tjetër, rëndësia e shpellës Vrello është e shumanshme. Kanjoni Matka është lokacion i mbi mijëra llojeve të bimëve prej të cilave 20 % janë endemik si dhe i llojeve të ndryshme të fluturave të cilat nuk janë gjetur në asnjë vend tjetër të Evropës. Prandaj edhe përkrahja nga Ministria e Ekonomisë është për ne shumë e mirëseardhur”.

 

Agjencia e energjetikës

Komisioni rregullator i energjetikës

Byro e metrologjisë

Instituti i akreditimit

Instituti i standardizimit


 
© Copyright 2009, Ministria e ekonomisë, Të gjitha të drejtat janë të mbajtura