Ministria e Ekonomisë, në pajtim me 6 programe , siguron përkrahjen financiare për subjektet juridike në vlerë prej 18 milionë denarësh
Përmes disa programeve të saj sektoriale, Ministria e Ekonomisë edhe sivjet siguron subvencione për kompanitë në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i subvencioneve është rritja e konkurrencës së ekonomisë maqedonase përmes përkrahjes së ndërmarrjeve, zhvillimi i disa sektorëve të caktuar të industrisë, të përshpejtohet aplikimi i standardeve ndërkombëtare në punën kompanive të vendit, të rritet aftësia e ndërmarrjeve për inovacione në fushën e zhvillimit të shpejtë për shkak të këmbimit më të mirë të informatave, fleksibiliteti më i madh dhe bashkëpunimi me institucionet hulumtuese dhe ngjashëm. Për këtë qëllim nga Buxheti janë planifikuar 18 milionë denarë përmes këtyre programeve me aktivitetet e saj:
1. Programi për përmirësimin e konkurrencës së prodhimeve dhe shërbimeve maqedonase
Në bazë të subvencioneve, janë planifikuar mjete në vlerë prej 1,86 milionë denarë për këto qëllime: Kompensimi i pjesës së shpenzimeve të subjekteve afariste për certifikimin e sistemit të cilësisë sipas standardeve ISO; përkrahja financiare për trajnim të NASSR ekipit për aplikim, mirëmbajtja dhe modifikimi i NASSR sistemit, kompensimi i pjesës së shpenzimeve për subjekteve afariste për zgjidhjen ideore të përpunuar për dizajnin industrial të prodhimit të lëshuar në qarkullim në tre vitet e fundit, kompensimi i pjesës së shpenzimeve të subjekteve afariste për paraqitjen e fletëparaqitjes ndërkombëtare për leje, përkatësisht kërkesa për hulumtim të plotë të fletëparaqitjes;
* Për certifikimin e sistemit të cilësisë ISO, Ministria e Ekonomisë kompenson 50% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 60.000,00 denarë për çdo subjekt afarist – kërkues i mjeteve.
* Për trajnim të NASSR ekipit për aplikim përkrahja, mirëmbajtja dhe modifikimi i NASSR sistemit, Ministria e Ekonomisë ndan përkrahje financiare për trajnimin e tre personave të subjektit afarist, me çrast çdo person i trajnuar do të merr deri më 20.0000 denarë. Për marrjen e përkrahjes financiare, kërkuesi duhet të kryej veprimtari prodhuese nga industria e ushqimit apo veprimtari hoteliere (restorant apo hotel).
* Për përpunimin e zgjidhjes ideore për dizajn industrial të prodhimit të lëshuar në qarkullim në tre vitet e fundit, Ministria e Ekonomisë kompenson 50% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 30.000 denarë për çdo kërkues.
* Për dorëzimin e fletëparaqitjes ndërkombëtare, përkatësisht të kërkesës për leje ndërkombëtare, Ministria e Ekonomisë kompenson 50% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 60.000 denarë për çdo kërkues.
Informata më të hollësishme ...
Formularë...
2. Programi për zhvillimin e turizmit
Në bazë të subvencioneve, janë planifikuar mjete në vlerë prej 25 milionë denarësh për:
* Subvencione për manifestime të ndryshme turistike në vlerë prej 1 milionë denarësh. Ministria e Ekonomisë do të subvencionoj manifestimet e ndryshme turistike dhe forume biznesi që mbahen nga ekonomia turistike që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare dhe kërkojnë përkrahje apo subvencionim nga institucionet qeveritare, ndërsa janë interesante për zhvillimin e turizmit.
Thirrja publike ...
* Subvencionimi i qarkullimit të huaj të organizuar turistik në vlerë prej 24 milionë denarësh. Në pajtim me rregullativën ligjore dhe miratimin e Udhëzimit për subvencionimin e qarkullimit turistik të huaj, prej 1 janar të vitit 2010 për herë të parë Republika e Maqedonisë do të subvencionoj qarkullimin turistik për turistin e ardhur në pajtim me kushtet e përcaktuara në udhëzim. Kjo masë ndërmerret për shkak të prodhimit konkurrent të vendit në tregun ndërkombëtar, zbutjen e pasojave të krizës ekonomike globale si dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në shtet. Mjetet nga transferi i parë pritet të realizohen në gjysmën e dytë të vitit rrjedhës kur do të filloj sezoni i qarkullimit çarter dhe të organizuar turistik.
Udhëzimi ...
3. Programi për përkrahjen dhe zhvillimin e bashkimit klasterian në Republikën e Maqedonisë
Në bazë të subvencioneve janë planifikuar 1,9 milionë denarësh. Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet përmes publikimit të thirrjes në mjetet publike për përkrahjen e e analizës së klasterëve, zhvillimin e lidhjeve afariste të bazuara në plane dhe projekte konkrete, duke paraqitur programin e aktiviteteve të planifikuara dhe dëshmimit të shpenzimeve të lidhura me aktivitetet përkatëse.
Pjesën e shpenzimeve për këtë qëllim e kompenson Ministria e Ekonomisë në lartësi prej 75% të projektit, por jo më shumë se 600.000 denarë për çdo kërkues.
Projektet duhet të përfshijnë aktivitetet me të cilat do të nxitet: -lidhja e shoqatave të klasterëve në Evropë dhe më gjerë; -zhvillimi i prodhimeve dhe - inovacioni.
Informata më të hollësishme ...
Formularë ...
4.Programi për përkrahjen e industrisë së tekstilit në Republikën e Maqedonisë
Në bazë të subvencioneve janë planifikuar mjete ne vlerë prej 3,5 milionë denarësh për kompanitë e tekstilit të cilët kanë investuar për:
* Zhvillimin e tregut në vlerë prej 1,1 milionë denarë. Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga kompanitë e tekstilit të lidhur me zhvillimin e tregut. Pjesën e shpenzimeve për këtë qëllim e kompenson Ministria e Ekonomisë në lartësi prej 75% nga shpenzimet e dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 180000 denarë për çdo kërkues.
* Infrastruktura komerciale në vlerë prej 1 milionë denarësh Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga kompanitë e tekstilit të lidhur me zhvillimin e infrastrukturë komerciale. . Pjesën e shpenzimeve për këtë qëllim e kompenson Ministria e Ekonomisë në lartësi prej 75% nga shpenzimet e dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 180.000 denarë për çdo kërkues
* Zhvillimi teknologjik në vlerë prej 700 mijë denarësh Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga kompanitë e tekstilit të lidhur me zhvillimin e tyre teknologjik.Pjesën e shpenzimeve për këtë qëllim e kompenson Ministria e Ekonomisë në lartësi prej 75% nga shpenzimet e dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 150.000 denarë për çdo kërkues.
* Zhvillimi i resurseve njerëzore në vlerë prej 700 mijë denarësh Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga kompanitë e tekstilit të lidhur me zhvillimin e resurseve njerëzore në kompanitë. Pjesën e shpenzimeve për këtë qëllim e kompenson Ministria e Ekonomisë në lartësi prej 75% nga shpenzimet e dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 150.000 denarë për çdo kërkues.
Informata më të hollësishme ...
Formularë ...
5. Programi për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2010
Nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë planifikuar mjete financiare në vlerë prej 370 mijë denarësh për:
* Për përkrahjen financiare të shoqatave të konsumatorëve për anëtarësi në Organizatën Evropiane të Konsumatorëve - BEUC dhe në Organizatën Botërore të Konsumatorë - Consumers International, mjetet janë planifikuar nga programi buxhetor i Sektorit të Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Ekonomisë në vlerë prej 70 mijë denarësh.
* Për përkrahjen financiare të shoqatave të konsumatorëve në pajtim me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të konsumatorëve (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 77/07) si dhe kriteret themelore të vërtetuara të organizimit të cilat duhet ti plotësojnë shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet që marrin pjesë në shpalljen publike e cila shpallet me afat prej 30 ditësh për marrjen e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në pajtim me nenin 2 dhe nenin 4 të Kodeksit të përvojave të mira për përkrahjen financiare të shoqatave të qytetarëve dhe të fondacioneve (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 130/07).
Informata më të hollësishme ...
6. Programi për zhvillimin e sipërmarrësish, konkurrencës dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2010
* Bashkëfinancimi i Qendrës Evropiane Informative dhe Inovative në Maqedoni - Enterprise Europe Network në vlerë prej 3,1 milionë denarësh.
Qendra Evropiane Informative dhe Inovative në Maqedoni ka filluar me punë në mars të vitit 2008 në kuadër të konzorciumit të kryesuar nga Universiteti Qirili dhe Metodij. Projekti QEIiM është pjesë e programit evropian CIP (Competitiveness and Innovation Program) dhe i njëjti duhet të paraqet portën hyrëse për informimin rreth mundësive për ndërtimin e partneriteteve evropiane dhe involvimin në projekte të përbashkëta me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes programit CIP. Duke filluar që nga viti 2008, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka bashkëfinancuar aktivitetet e kësaj qendre, ndërsa projekti është financuar gjithashtu edhe nga BE përmes programit CIP 2007-2013.
* Bashkëfinancimi i projekteve të Qendrave të Biznesit për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vlerë prej 1,9 milionë denarësh
- Përkrahja financiare e projekteve për: 1. Organizimin e trajnimeve themelore për start up biznese, 2. Trajnime për sipërmarrësit ekzistues, 3. Promovimi i sipërmarrësisë 4. Organizimi i panaireve Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga qendrat e biznesit dhe dëshmimi i shpenzimeve të lidhura me aktivitetet përkatëse.
* Bashkëfinancimi i shpenzimeve të inkubatorëve të biznesit në vlerë prej 650 mijë denarësh
- Përkrahja financiare e projekteve për: 1. Organizimin e trajnimeve për banuesit e biznes inkubatorëve 2. Shërbimet konsultuese 3. Lidhja në rrjetë 4. Organizimi i 626 takimeve Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga inkubatorët e biznesit dhe dëshmimin e shpenzimeve të lidhura për aktivitetet përkatëse në vlerë prej 350 mijë denarësh.
* Bashkëfinancimi i projekteve për përkrahjen dhe promovimin e zejtarisë.
- Përkrahja financiare e projekteve për: 1. Organizimin e forumeve 2. Organizimin e trajnimeve 3. Aktivitetet promovuese (panaire, manifestime etj) Procedura për ndarjen e mjeteve nga ky zë do të kryhet me publikimin e thirrjes në mediume për paraqitjen e interesit për dorëzimin e projekteve nga odat rajonale të zejtarisë, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për përkrahjen e zejtarisë dhe dëshmimi i shpenzimeve të lidhura me aktivitetet përkatëse.
Informata më të hollësishme... |