Faqja e parë Mapa e faqes Kontakti
| Lajme
09.09.2010 Македонски English
navigacion

AKTUALE

 

Lajme

U nënshkrua Memorandumi për Mirëkuptim në sektorin energjetik midis Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës dhe Xehetarisë së Republikës së Kosovës
Shkup, 05.07.2010

Ministri i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi dhe ministrja e energjetikës dhe xehetarisë së Republikës së Kosovës Justina Shiroka Pula, sot nënshkruan Memorandumin për Mirëkuptim në sektorin energjetik midis dy ministrive.

Nënshkrimi i këtij dokumenti paraqet vendosjen e bazës formale për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e energjetikës me Republikën e Kosovës, ku do të pason edhe formimi i ekipit të përzier operativ ekspertësh nga dy ministritë dhe përfaqësues të kompanive të tyre nacionale, ndërsa ku është e përshtatshme edhe përfaqësuesit e ministrive të tjera lidhur me propozimet dhe hapat e mëtejme të bashkëpunimit lidhur me implementimin në fusha të përcaktuara sipas këtij memorandumi.

Ministri Besimi pas nënshkrimit të këtij Memorandumi theksoi: “Tetë marrëveshje për bashkëpunim të nënshkruara midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës paraqesin sinjal të qartë për vullnetin politik të dy qeverive për bashkëpunim të ndërsjellë midis vendeve, të cilat perspektivën e tyre e shohin në integrimin në BE. Përmes programit për vendet e Ballkanit Perëndimor përkrahur nga BE, aplikuam me dy projekte për zhvillimin e rrjetit interkonektues – për ndërtimin e largpërçuesve drejt Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës – realizimi i të cilit do të paraqet rrumbullakimin e interkonektimit midis Maqedonisë dhe fqinjëve”.“.

"Energjetika si fushë gjithmonë bart sfida, prandaj për mua paraqet kënaqësi të veçantë nënshkrimi i këtij memorandumi”, deklaroi ministrja Justina Shiroka Pula. “Bashkëpunimi ynë i deritashëm midis dy vendeve duhet të jetë shembull për rajonin. Kosova është shtet i ri e cila punon në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës duke i kushtuar vëmendje të veçantë infrastrukturës energjetike. Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia është në fazë më përpara me projekte për shfrytëzimin e hidropotencialeve, efikasitetit energjetik dhe harmonizimin e legjislaturës me atë evropiane, sinqerisht konsiderojmë se përkrahja, këmbimi i përvojave dhe ndihma e ekspertëve për realizimin e projekteve tona të filluara, por edhe të projekteve të tjera të ardhshme janë me qëllim të sigurimit të detyrimeve nga nënshkrimi i marrëveshjes me Bashkësinë Energjetike dhe të stabilitetit të sistemit energjetik”.

Pas nënshkrimit të Memorandumit vijoi edhe takimi bilateral i dy delegacioneve, në të cilin nga ana Kosovare mori pjesë Emilija Rexhepi, zëvendësministre e energjetikës dhe xehetarisë, Skender Durmishi kryes i detyrës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Faik Nahi këshilltar i lartë për energjetikë, Sarah Rexhepi dhe Ramadan Gagica këshilltar për energjitkë, ndërsa nga ana maqedonase Katerina Kosteska sekretare shtetërore e ministrisë, Stojan Karajanov Ambasador i RM-së në Kosovë, Shpetim Nuredini këshilltar shtetëror për energjetikë dhe lëndë minerale, Violeta Keckarovska, udhëheqëse e sektorit të energjetikës dhe Arta Hamzai, Shef i Kabinetit të ministrit.

 

Agjencia e energjetikës

Komisioni rregullator i energjetikës

Byro e metrologjisë

Instituti i akreditimit

Instituti i standardizimit


 
© Copyright 2009, Ministria e ekonomisë, Të gjitha të drejtat janë të mbajtura