Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi mori pjesë në Samitin e tetë evropian të biznesit si pjesë e shoqërisë elite “Liderë të ardhshëm të Evropës” për këtë vit Bruksel, 30.06.2010
Ministri i ekonomisë, zotëri Fatmir Besimi sot mori pjesë në Samitin e tetë evropian të biznesit, në organizim të Forumit evropian të biznesit si pjesë e “Liderët e ardhshëm të Evropës”, në të cilin diskutuan lidhur me temën “Si ta kthejmë Evropën drejt rrugës së drejtë”.
Liderët e ardhshëm të Evropës” paraqet bashkësi të vetme të liderëve të jashtëzakonshëm të rinj të cilët ndajnë përpjekjet e njëjta për krijimin e ardhmërisë globale, themelues i të cilës është “Think Young”, i cili identifikoi 300 persona të rëndësishëm deri në moshën 35 vjeçare nga të gjitha pjesët e Evropës. Këta liderë janë të profileve dhe profesioneve të ndryshme: sipërmarrës, politikanë, menaxherë, anëtarë të shoqërisë qytetare dhe përfaqësues të medieve.
Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi, për shkak të aktiviteteve të tij të jashtëzakonshme, sikurse që ishte theksuar në ftesën e organizatorit, është zgjedhur të jetë pjesë e “liderëve të ardhshëm të Evropës” për këtë vit.
Në këtë samit, i cili ishte i ndarë në disa sesione – Evropa pas krizës, ardhmëria e financimit, Shkathtësitë e reja për punësime të reja, Energjia në Evropë, Zhvillimi ekonomik dhe inovacionet, Klima e re e biznesit – morën pjesë shumë personalitetet të rëndësishme të politikës dhe jetës afariste në mesin e të cilëve edhe Paskal Lami drejtor gjeneral i OTB, Zhoze Manuel Baroso kryetar i Komisionit Evropian ,Oli Ren eurokomisar për financa dhe politikë monetare, Didijer Rejnders zëvendëskryeministër dhe ministër i ekonomisë dhe reformave të Belgjikës, Migel Sebastijan Gaskon ministër i tregtisë, industrisë dhe turizmit në Spanjë, Karel de Guht eurokomisar i tregtisë, Ginter Otinger eurokomisar i energjetikës, Janez Potoçnik eurkoisar për mjedisi jetësor dhe shumë të tjerë.
|