Ministri i ekonomisë zotëri Fatmir Besimi promovoi projektin sistemi një sportel – faza e dytë Shkup 07.07.2010
Ministri i ekonomisë, zotëri Fatmir Besimi, sot promovoi projektin Sistemi një sportel – faza e dytë, i cili lidhet me Sistemin një sportel – faza e parë që është implementuar në vitin 2006 dhe i cili mundësoi regjistrimin e kompanive dhe të personave tjerë juridik në një vend. Realizimi i këtij projekti paraqet fillimin e erës së jetës afariste në Maqedoni, duke kontribuar drejt përshpejtimit të dukshëm të procesit të regjistrimit të kompanive.
Me implementimin e Sistemit një sportel - faza e dytë, i cili do ti kyç edhe Agjencinë e punësimit të Republikës së Maqedonisë, Fondin për Sigurim Pensional dhe Shëndetësor, pritet përmirësimi i dukshëm i rrethit afarist në Republikën e Maqedonisë, rritja e interesimit të investuesve të huaj për fillimin e biznesit në vend i dhe rritja e efikasitetit të administratës si servis i bashkësisë afariste.
Ministri Besimi theksoi se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Bankën Botërore përmes projektit BERIS, viteve të fundit ka punuar me angazhim të madh për të vendosur projekte kruciale infrastrukturore të drejtuara në përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit në vend: “Regjistri Qendror është një nga partnerët institucional më të përkushtueshëm të Ministrisë së Ekonomisë në përpjekjet për të ngritur cilësinë e rrethit afarist dhe paraqet servis të vërtetë të bashkësisë afariste. Faza e dytë e sistemit një sportel paraqet një nga projektet më të mëdha reformuese dhe infrastrukturore të cilën e ndërmerr Qeveria e Republikës ës Maqedonisë dhe sinqerisht shpresoj se me implementimin e këtij projekti Republika e Maqedonisë sërish do të jetë e renditur si një nga vendet më reformatore, në pajtim me indikatorët e Doing Business të Bankës Botërore”.
Projekti përbëhet nga tri komponentë: posedimi elektronik i dokumenteve gjatë regjistrimit të personave juridik dhe lidhja me Agjencinë e Punësimit të RM-së, FSPSH të RM-së, aplikimi i “listës së zezë” të subjekteve dhe sistem elektronik për procedura falimentimi dhe sistem elektronik për regjistrimin e lizingut dhe depozitit. Projekti do të mundësoj regjistrimin e shoqërisë tregtare të huaj në Republikën e Maqedonisë pa praninë fizike në vend, do të siguroj zgjerimin e rrjetit të institucioneve që këmbejnë në mënyrë elektronike të dhënat lidhur me personat juridik, aplikimin e standardeve të pranuara botërore për këmbimin e të dhënave në nivel ndërinstitucional, aplikimin dhe paraqitjen dhe pagesën elektronike të shërbimeve, rritjen e shkallës së transparencës së procedurave të falimentimit dhe të shkallëve të kthimit të mjeteve të investuara në persona juridik si dhe lidhjen elektronike me noter dhe rritjen e efikasitetit në aspektin e ndarjes së mjeteve në bazë të marrëveshjeve për depozit dhe lizing.
|