Sot u vendos gurëthemelimi i zonës zhvëllimore teknologjiko industriale në Tetovë Tetovë, 22.06.2010
Zëvendës kryeministri Abdulaqim Ademi dhe ministri i ekonomisë Fatmir Besimi sot e vendosën gurëthemelin e zonës zhvëllimore teknologjiko industriale në Tetovë. Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe ministrat tjerë të Qeverisë, deputetët, afaristët dhe kryetarë të komunave të rajonit të Pollogut. Zona zhvillimore teknologjiko industriale në Tetovë do të ketë 97ha dhe pritet të krijohen mundësi për 7.000 punësime të reja. Drejtoria për zona zhvillimore teknologjiko industriale do të investojë rreth 5.5 miljon euro për përgatitjen e infrastrukturës. Mbrenda një viti dhe në ndërkohë do të analizohen mundësitë që edhe kompani me përvojë ndërkombëtare të mund të inkuadrohen në zhvillimin e zonës dhe tërhekje të investitorëve. Në fjalimin e tij ministri i ekonomis z. Besimi tha: “Zona zhvillimore teknologjike industriale në Tetovë u themelua”, në vazhdim ai faleminderoi të gjithë institucionet që kontribuan në këtë proces duke theksuar edhe rolin konstruktiv të pronarëve dhe trashëgimtarëve të pronave në proces të denacionalizimit, të cilët do të vazhdojnë të realizojnë të drejtën e tyre në institucionet e shtetit sipas ligjit.
Z. Besimi prezantoi rëndësinë e themelimit të kësaj zone duke theksuar se rajoni është i njohur me një numër të madh të diasporës, të cilët kanë mundësi që idetë e tyre dhe kapitalin e fituar ta investojnë në këtë zonë. Specifika e zonës zhvillimore teknologjiko industriale në Tetovë e rrit rëndësinë e kësaj zone duke patur parasysh se shtrihet krahas Korridorit 8 dhe në të ardhmen do të zhvillohet edhe gasifikimi i kësaj zone. Ndërsa zona do te jetë edhe një mundësi për punësime në të ardhmen për studentët nga dy universitetet në Tetovë. Gjithashtu, kjo do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të rajonit të Pollogut në të ardhmen i cili tani numëron mbi 300.000 banorë dhe ka bruto prodhimin e vendit për kokë banori afër 47.5% të mesatares në Maqedoni, gjegjësisht 1.400 euro për kokë banori në nivel vjetor, krahasuar me mesataren e Maqedonisë prej 3.000 euro per kokë banori në nivel vjetor.
Ministri i ekonomisë gjithashtu theksoi se investitorët në zonën zhvillimore teknologjiko industriale në Tetovë do të mund të gëzojnë benificonet që ofrohen në aspekt të lëhtësimeve tatimore dhe infrastrukturës. Ndërsa prioritet do të kenë investimet me teknologji të avancuar dhe standarde të larta të mbrojtjes së ambientit, si dhe numrin e të punësuarve që ofrojnë. Në përfundim, z.Besimi theksoi, që ka patur aktivitete intenzive deri më sa erdhi në momentin e vendosjes së gurthemelit të zonës, por mbetet edhe shumë punë deri te ardhja e investitorit të parë dhe të tjërë në zonën zhvillimore teknologjiko industriale në Tetovë. |